PS: Prokuroria, me dy standarde. Nuk duhej ta mbyllte çështjen e CEZ-it

08/11/2017 14:02

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se për çështjen “CEZ” prokuroria “duhet të kishte marrë deklarimet e personave”, siç ishte vendimi i Kuvendit me 74 vota pro.

“Si ka mundësi që ka prokurorë që mendojnë se në vitin 2017 mund të mbyllet afera korruptive pa bërë asnjë hetim. Kush ua ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtësinë si në pazar”, tha Balla.

“Kush janë këta që kanë tagrin të falin pa e hetuar aspak Sali Berishën për shpërdorim të detyrës, mashtrim, refuzim për të dëshmuar, të gjitha këto vepra penale”, shtoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA