Ish-presidenti, Barack Obama ju bashkua qindra njerëzve të tjerë si pjesë e një detyre për të cilën shumë amerikanë varin buzët, të qenit anëtar jurie në gjykatë.

Zor se mbahet mendon ndonjë anëtar jurie që të jetë paraqitur në gjykatë me një karvan fuoristradash të blinduara, por Obama mbërriti në kohën e duhur në gjykatën e Çikagos ku do të zhvillohet seleksionimi i jurisë.

Shërbimi si anëtar i një jurie konsiderohet përgjegjësi qytetare në SHBA dhe seleksionimi i grupit të parë bëhet automatikisht nga sistemi.

Më pas palët në gjyq përzgjedhin jurinë finale. Nëse Obama do të jetë pjesë e saj, do të paguhet me 17,20 dollarë në ditë. Media të shumta dhe qindra spektatorë gjendeshin aty, ndërsa Obama mbërrit i në gjykatë dhe takoi nëpunësit e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA