21 mld lekë për policinë, Xhafaj prezanton buxhetin
08/11/2017 10:34
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha para Komisionit të Sigurisë në Parlament se buxheti për institucionin që ai drejton rritet me 8.1 përqind për vitin e ardhshëm.
Xhafaj tha se do të jenë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e Brendshme, që mund të shtohet nëse llogaritet edhe ndihma e partnerëve ndërkombëtarë.
“Buxhetin nuk e kemi parë si çështje numrash, por si çështje prioritetesh. Do të ketë buxhet shtesë për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga vendet partnere të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Xhafaj para Komisionit.
Top Channel