Shirat e rrëmbyeshëm zhysin Venecian edhe më nën ujë

07/11/2017 17:08

Mijëra kilometrat e kanaleve të Venecias, janë pikërisht ato që tërheqin turistët në qytetin mbi ujë në turma të mëdha.

Por, reshjet – veçanërisht të gjata dhe të rrëmbyeshme, – që kanë mbërthyer Italinë gjatë ditëve të fundit, kanë bërë që niveli i ujit të rritet në më të lartin në 4 vitet e fundit.

Moti i lagësht ka bërë kështu që Venecia të përballet me baticë dhe niveli i ujit të arrijë një thellësi prej 127 cm, ndërsa disa pjesë të tjera të Italisë janë zgjuar të hënën duke parë edhe dëborën e parë të sezonit.

Batica është një fenomen natyror që shkaktohet nga prurje veçanërisht të larta, të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e Hënës kombinuar me erërat e ngrohta nga Mesdheu, që e detyron ujin e Adriatikut të hyjë në lagunën veneciane.

Thuajse 40 për qind e qendrës historike është përmbytur. Prej 4 vitesh, uji në Venecia nuk arrinte nivele kaq të larta dhe situata do të mbetet e njëjtë edhe për disa ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA