Meta pret ministrin kosovar të Diasporës: Të ruajmë identitetin kombëtar

07/11/2017 20:54

Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë në një takim ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, Dardan Gashi.

Gjatë takimit, presidenti Meta shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet, duke e cilësuar një aset me vlera të mëdha për kombin.

Një rëndësi të veçantë ai i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë që jetojnë nëpër botë.

Gjithashtu, Meta e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes Ministrive të Diasporës të Kosovës dhe të Shqipërisë për mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar, përmes kultivimit të traditave, artit dhe kulturës.

“Shqiptarët e diasporës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha më tej Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA