Legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona zhvilloi një vizitë në Venezuelë, ku u takua dhe me presidentin e vendit, Nicolas Maduro.
Duke shfrytëzuar këtë moment, “El Pibe de Oro” bëri të ditur se, së shpejti ai do të nisë një program televiziv të tijin në Karakas për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
Maradona u takua me Maduron gjatë një emisioni televiziv në “Telesur”, ku u bë i ditur edhe lajmi për këtë program. Programi i yllit argjentinas të futbollit do të nisë më 1 dhjetor, kur FIFA do të hedhë shortin e fazës së grupeve të Botërorit të Rusisë.
Programi do të titullohet “From the Hand of 10”, që i referohet fanellës me nr. 10 që ka mbajtur Maradona dhe golit të famshëm me dorë që ai shënoi në ndeshjen me Anglinë, në Botërorin e vitit 1986, që u pagëzua edhe si “Dora e Zotit”.
Top Channel