“Manipulimi” i VAR-it në Bundesliga, shkarkohet përgjegjësi

07/11/2017 14:04
Hellmut Krug, ish-arbitër

Federata gjermane e Futbollit mori masa drastike ndaj Hellmut Krug, përgjegjësit të eksperimentit me sistemin VAR në Bundesligën gjermane, duke e shkarkuar nga detyra e tij.

Ky i fundit akuzohet se ka favorizuar Schalke 04 në ndeshjen me Wolfsburg, kur ndryshoi dy vendime të këtij sistemi. Sistemi VAR kishte gjykuar të dy episodet kundër skuadrës nga “Gelsenkirchen” në atë ndeshje, por Krug bëri të kundërtën.

Hellmut Krug dhe vet Federata gjermane përgënjeshtrojnë këtë favorizim, por gjithsesi, ndryshimet janë bërë tashmë dhe qeveria e futbollit të këtij vendi e largoi atë nga detyra që kishte, duke e caktuar në një pozicion tjetër.

Rolin e përgjegjësit të sistemit VAR e mori Frohlich, arbitër i FIFA-s dhe shefi i arbitrave në kampionatin gjerman.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA