Liga Ballkanike e basketbollit, Tirana fitore “in extremis”

07/11/2017 20:56

Tirana fitoi ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj në ndeshjen e zhvilluar në Parkun olimpik në kryeqytet.

Kampionët e Shqipërisë vinin në këtë ndeshje me bilanc të njëjtë me skuadrën maqedonase por ia dolën ta kalojnë pas një përpalljeje emocionuese e cila u vendos vetëm në fund 75-73 në favor të bardhebluve.

Në periodën e parë pati një lojë të balancuar ndërsa më pas Tirana arrititë krijonte diferencë me maqedonasit, që gjithsesi ditën të reagonin duke rihapur sfidën. Në periodën e katërt shifrat arritën deri në një barazpeshë pikësh, nga 71 për secilën skuadër duke rezervuar vetëm diferenca të vogla. Por në sprintin final nën tabelë, formacioni dha më të mirën duke fituar falë koshave të Abdul Basi’t.

Për ekipin shqiptar më të mirët në parket ishin Shima me 21 pikë dhe Hysenagolli me 20. Ndeshja e radhës e Tiranës në Ligën ballkanike të basketbollit do të luhet në 9 nëntor në kryeqytetin shqiptar ndaj Levski Sofias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA