Dikush u përpoq të shesë foton lakuriq, Sia e publikon vetë: Kurseni paratë! Është falas!
07/11/2017 11:34
Nuk shantazhohet lehtë dhe përpjekjeve të dikujt për të përfituar nga disa imazhe lakuriq të saj u është përgjigjur në mënyrë brilante.
Këngëtarja Sia është vënë në dijeni se dikush diku po përpiqej t’u shiste fansave të saj foto nudo dhe menjëherë ka reaguar përmes Twitter-it.
Ajo ka publikuar vetë një foto lakuriq dhe mbishkrimi ishte fantastik.
“Kurseni paratë tuaja! Ja ku e keni njërën falas”, shkruan këngëtarja.
Someone is apparently trying to sell naked photos of me to my fans. Save your money, here it is for free. Everyday is Christmas! pic.twitter.com/aeQlnTwLuy
— sia (@Sia) November 7, 2017
Top Channel