Bayern, Salihamidziç: Merkaton, sipas “udhëzimeve” të Matthaus

07/11/2017 13:39

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidziç është shprehur se merkatoja e bavarezëve nga tani e në vijim do të bëhet duke marrë edhe këshillat e Lothar Matthaus.

Matthaus kishte deklaruar se gjigantët e Bundesligës duhet të kenë objektiv parësor nënshkrimin me Christian Pulisiç, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër bavarezëve gjatë fundjavës me ekipin e tij të Dortmundit.

Legjenda e Bayernit sugjeroi gjithashtu se sulmuesi i Herthës së Berlinit, Vedad Ibiseviç do të ishte një zëvendësues perfekt për Robert Lewandowskin.

Sugjerime këto që morën miratimin e Salihamidziç. “Lothar ka pasur gjithnjë ide të mëdha dhe e respektoj atë si një njeri me arritje. Besoj se do t’i përfshij idetë e tij në marrëdhëniet tona kontraktore të së ardhmes”, u shpreh drejtori sportiv i Bayernit.

Ibiseviç, 33-vjeçar, ka shënuar 105 gola në Bundesligë gjatë karrierës së tij, që e ka parë të aktivizohet edhe në radhët e Hoffenheimit dhe Stuttgartit.

I pyetur në lidhje me komentet e Matthaus, sulmuesi boshnjak tha se “është e vështirë t’i përgjigjesh një çështjeje të tillë pas ndeshjes”. Megjithatë, ai konfirmoi se nuk ka pasur asnjë kontakt deri më tani me Bayernin.

Pas dëmtimeve të Lewandowskit dhe Thomas Muller, Bayerni luajti në Champions ndaj Celticut pa zgjidhje rezervë për ta. Trajneri Jupp Heynckes grumbulloi sulmuesin 19-vjeçar, Manuel Wintzheimer, edhe pse në fushë zbritën 3 “sulmues” si James Rodriguez, Arjen Robben dhe Kingsley Coman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA