Adidas prezanton fanellat e Botërorit (Foto)
07/11/2017 10:08
Adidas ka prezantuar fanellat e kombëtareve që do të marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018”.
Pas Spanjës dhe Gjermanisë, u zbuluan fanellat që do të përdorin Argjentina, Rusia, Meksika, Kolumbia, Belgjika etj.
Vendasit do të paraqiten me një ridizenjim modern të fanellës së veshur nga Bashkimi Sovjetik në Olimpiadën e vitit 1988, kur ekipi fitoi medaljen e artë.Il
Fanella e Argjentinës do të jetë një homazh për 125-vjetorin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).
Edhe Kolumbia sjell një modernizim të fanellës më ikonike të saj, atë që është përdorur në Botërorin e Italisë, në vitin 1990.
Ndërsa uniforma e re e Japonisë frymëzohet nga veshjet artizanale të vendit aziatik.
Top Channel