Slaven Bilic nuk është më trajner i West Ham United. Klubi londinez e mori masën drastike ndaj kroatit menjëherë pas humbjes së thellë me Liverpool-in, me rezultatin 4-1.
Klubi anglez e komunikoi largimin e Bilic nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se West Ham-it i duhej një ndryshim për t’u kthyer te rezultatet pozitive.
Slaven Bilic e mori drejtimin e West Ham-it në vitin 2015, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me këtë skuadër, por rezultatet e dobëta të këtij sezoni bënë që ai të linte përpara kohe skuadrën londineze.
Tashmë, West Ham-it i duhet të nisë kërkimet për gjetjen e zëvendësuesit të kroatit dhe për momentin në ambientet e këtij klubi po përmendet emri i ish-trajnerit të Everton e Manchester United, David Moyes.
Top Channel