Kosova ‘U-21’ pret eliminatoret, Izraeli prova e parë

06/11/2017 21:22

Përzgjedhësi i përfaqësueses U21 të Kosovës u shpreh optimist se skuadra e tij do të japë më të mirën e mundshme në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Izraelit, më 9 nëntor në Mitrovicë dhe kundër Azerbejaxhanit në transfertën e 14 nëntorit.

Tekniku Rafet Prekazi është gjithsesi i vetëdijshëm se përballë do të kenë kundërshtarë shumë të fortë.

Prekazi shtoi thënë se bashkë me stafin e tij i ka analizuar ndeshjet e Izraelit, dhe gjatë këtyre ditëve do të bëhet analiza së bashku me lojtarët.

Përzgjedhësi Prekazi ka ftuar dashamirët e futbollit që të vijnë të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në numër sa më të madh dhe t’i japin mbështetje të rinjve që kanë treguar se kanë të ardhme të madhe. Lojtarët e grumbulluar luajnë më së shumti jashtë, me ekipe si Osnabryk, Sion, Mastriht, Lucernë apo Ispvvich Tovvn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA