Ema Andrea humbi vëllain e saj binjak, aktorja prek me postimin e ndjerë: Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi
Kthejeni mendjen tuaj në vitet 2000. Shumë kohë para ditëve të Brangelina, Kim dhe Kanye, Beyonce dhe Jay Z, ka qënë një tjetër çift i famshëm dhe që në atë kohë zinte titujt kryesor të mediave rozë, i njohur si Bennifer.
Mes viteve 2002 dhe 2004, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin çifti kryesor me të cilët media e kohës ishte fiksuar. Ata qëndruan bashkë në total për vetëm 18 muaj dhe u fejuan. Megjithatë, në 2004 u lajmërua dhe ndarja por u tha shumë pak për të.
Vetë JLo ka folur pas 13 vitesh për ndarjen. Në fakt nuk është e njëjta me argumentin që dha në atë kohë Ben Affleck.
“Humba ndjenjën e vetes, duke u dyzuar nëse i përkisja këtij biznesi, apo jo. Dhe lidhja ime (me Ben) u vetëshkatërrua përpara gjithë botës. Ishte diçka 2-vjeçare për mua derisa u zgjova sërish”, ka thënë 48-vjeçarja për Vanity Fair.
Top Channel