Tryezat unike interaktive e kanë kthyer restorantin e quajtur Inamo në një prej më të preferuarve në Londër. Mbi një milionë klientë e kanë vizituar atë që prej hapjes në vitin 2008.
Atje porositë mund të bëhen përmes një menyje dixhitale të projektuar në sipërfaqen e tryezës, ku gjithashtu mund të luhet. Ofrohet gjithashtu edhe shërbime të tjera, si ato të vendndodhjeve. Një prej bashkëthemeluesve të restorantit thotë se frymëzimi kishte ardhur nga një eksperiencë personale.
“Frymëzimi na erdhi kur unë dhe partneri im i biznesit gjendeshim në një restorant dhe donim shumë të porosisnim një pije tjetër por nuk mund të tërhiqnim vëmendjen e kamerierit. Kështu menduam ; a s’do të ishte mirë që thjesht të preknim tryezën dhe pija të mbërrinte?”, thotë Noel Hunwick, bashkëthemelues.
Sipas Hunwick, projeksionet interaktive nëpër tryeza i mundësonin klientëve të argëtoheshin me lojëra retro e madje edhe të shihnin live kuzhinierin teksa gatuante. Në kryeqytetin britanik gjenden 3 restorante Inamo që gjenerojnë rreth 4 miliardë paund të ardhura në vit. Sistemi interaktiv nuk ka tërhequr vetëm klientë të shumtë por gjithashtu edhe çmime të panumërta.
Top Channel