Kërcënimi i Penianit, Pentagoni: Pushtim tokësor

05/11/2017 18:39

Në një raport të Pentagonit vlerësohet se e vetmja mënyrë për të shkatërruar tërësisht programin bërthamor të Koresë së Veriut është përmes pushtimit tokësor.

Admirali Mike Dumont, ka shprehur opinionin në emër të shefave të shtabit, në një letër drejtuar kongresmenit Ted Lieu. Dumont tha se përllogaritja e shifrave më pesimiste të viktimave të mundshme do të ishte ekstremisht e vështirë. Ai dha edhe disa detaje mbi atë që do të ndodhte në orët e para të një lufte.

“E vetmja mënyrë për të lokalizuar dhe shkatërruar, me siguri të plotë, të gjithë përbërësit e programit bërthamor të Koresë së Veriut është përmes ndërhyrjes tokësore”, i shkruante ai kongresmenit Lieu, i cili kish paraqitur më parë pyetje për një konflikt të mundshëm. Mes rreziqeve, është edhe ai i një kundërsulmi bërthamor nga Koreja e Veriut, ndërsa forcat amerikane përpiqen të çaktivizojnë sajtet e saj zakonisht nëntokësore”, thotë ai.

“Një takim me dyer të mbyllura është vendi i përshtatshëm për një diskutim të detajuar”, shton ai. Shefat e shtabit në mënyrë direkte këshillojnë presidentin e shteteve të bashkuara mbi çështjet ushtarake.

Duke reaguar pas raportit, kongresmeni demokrat Lieu, tha se vlerësimi ishte thellësisht shqetësues dhe paralajmëroi se një konflikt mund të rezultonte me qindra e mijëra, apo edhe miliona viktima vetëm në ditët e para të luftimeve.

“Vlerësimi i tyre nënvizon atë që ne e kemi ditur prej kohësh; nuk ka opsion të mirë ushtarak për Korenë e veriut” tha ai. Letra u publikua ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka nisur turneun e tij në Azi, gjatë të cilit kërcënimi koreanoverior do të jetë temë kryesore diskutimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA