Katalonia, Puigdemont dorëzohet në policinë belge
05/11/2017 14:40
Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ish pjestare të kabinetit të tij u dorëzuan në policinë belge.
Lajmin e bëri të ditur një prokuror belg, i cili shtoi se gjykatësi që po shqyrton çështjen do të vendosë deri të hënën nëse do të ekzekutojë urdhër arrestin europian të lëshuar nga një gjykatë spanjolle të premten. Puigdemont u arratis në Belgjikë pasi Madridi mori kontrollin e rajonit separatist pas referendumit për pavarësinë.
Ai ishte shprehur se nuk do të kthehej në Spanjë nëse nuk do të kishte garanci për një gjykim të drejtë. Puigdemont dhe 4 bashkëpunëtorët akuzohen për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike, mosbindje dhe shkelje të besimit.
Top Channel