Emigrantët, alarm në ishujt e Greqisë ku kampet janë të tejmbushur

05/11/2017 13:31

Megjithëse kushtet e motit janë të papërshtatshme dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, në ishujt greke të Egjeut është regjistruar orët e fundit një fluks i madh mbërritjesh të emigrantëve nga brigjet turke.

Më shumë se 125 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në ishullin Lesbos të Greqisë nga e premtja deri të shtunën në mesditë. Ishulli mban në këto momente numrin më të madh të refugjateve në kampet e tij ,mbi 8000 vetë,ndërkohë që kapaciteti i tyre është vetëm për 3000 persona.

Edhe në ishullin e Hios brenda 24 orëve të fundit kanë mbërritur mbi 255 emigrantë,ndërsa të premten tre refugjatë kanë humbur jetën në zonën detare të Kalolimnut në detin Egje, kur një barkë me rreth 25 vetë është mbytur.

Në hotspotin e ishullit qëndrojnë mbi 2000 refugjatë, tre herë më shumë se kapaciteti.

Gjendja tragjike në kampet e refugjatëve dhe emigrantëve në ishujt grekë të Egjeut është bërë shpeshherë temë kryesore në mediat e huaja.

Edhe në numrin e fundit të saj gazeta britanike “Guardian”, thekson e artikullin e saj së vetëm të sëmurët dhe gratë shtatzana lejohen të largohen nga kampet e ishujve të mbushura plote e përplot me refugjatë, ndërsa çdo ditë ka mbërritje të reja emigrantësh nga brigjet turke.

Gjithashtu, “Guardian” nënvizon se megjithëse BE ka vënë në dispozicion të Greqise miliona euro për refugjatët, kushtet e qëndrimit në qendrat e pritjes janë tepër të këqija.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA