Dosja sekrete e FBI: Luther King, një marksist i shthurur

05/11/2017 13:50

Një dosje sekrete e FBI-së për liderin e të drejtave të njeriut Martin Luther King sugjeron se ai pati një të shkuar seksuale të shthurur dhe lidhje me partinë komuniste.

Dokumenti është datuar vetëm tre javë para vrasjes së King në Prill të vitit 1968. Dosja u publikua bashkë me shumë dokumenta për vrasjen e ish presidentit John F Kennedy, por ndërsa ky i fundit nuk përmend aspak në të, nuk është e qartë pse dosja për king u mbajt sekret për thuasje 50 vjet.

Në dosje nuk ka prova që pretendimet e saj të jenë verifikuar dhe aty shkruhet se një ekip i FBIsë në vitin 1994 e shqyrtoi dhe vendosi që ajo të mos publikohej. Shumë prej pretendimeve në të janë raporte bisedash private apo nga palë të treta.

Për shembull, një nga akuzat thotë se King kishte një fëmijë të jashtligjshëm në Kaliforni dhe bazohej në fjalën e një individi shumë të përgjegjshëm që ka pozicionin të dijë gjëra të tilla, ndërsa King konsiderohet si një orator i zot, dosja e cilëson atë një person pa aftësi të spikatura intelektuale, madje thotë se fjalimet e tij miratoheshin nga partia komuniste.

“King është marksist me plot zemër. Ai ka studiuar marksizmin, e beson dhe është dakord me të, por fakti që është prift, bën që të mos guxojë ta shfaqë publikisht-shkruhet në dosje.

Dokumentat gjithashtu përmbajnë raporte për orgji seksuale ku King merrte pjesë dhe që kishin bërë mjaft përfaqësues të fesë të largoheshin nga ai. Katër vjet para hartimit të dosjes, King kishte marrë cmimin nobel për paqen, por dokumentat e paraqesin atë në një dritë shumë negative.

Dosja paralajmëron për dhunën që mund të shpërthente gjatë një marshimi të planifikuar nga King, për shkak të kombinimit të ndikimit komunist dhe nacionalistëve të dhunshëm me ngjyrë, pavarësisht thirrje të vetë king për protesta paqësore. Martin Luther King u vra përpara marshimit të planifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA