Turi aziatik i Trump, Koreja e Veriut mbetet ngërçi për t’u zgjidhur

04/11/2017 18:44

Turneu në 5 vende aziatike mund ta largojë presidentin Donald Trump nga betejat me rivalët dhe prokurorët në Uashington, por do të shpjerë personalitetin e tij të paqëndrueshëm dhe luftarak në zemër të përballjes më të rrezikshme bërthamore në botë.

Presidenti krijoi një precedent, duke kërcënuar qartësisht dhe disa herë se do të sulmojë i pari Korenë e Veriut, e para nisjes që është planifikuar për të dielën, këtë gjë e bëri sërish.

“Kemi një problem dhe ky problem është Koreja e Veriut. Ky është një problem që do ta zgjidhim, e nëse nuk e zgjidhim, nuk do të jetë aspak mirë për ata dhe për askënd tjetër”, deklaroi Trump.

Pas një ndalimi në Hauai, Trump do të vizitojë me radhë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin për samitin e “APEC”, e së fundi Filipinet, një turne në formë rrethi përqark Penianit, që vazhdon retorikën luftarake. Çdo koment luftarak i Trumpit, me siguri do të kishte impakt më të madh.

Veç garancive për aleatët, Trump pritet të shfaqë gatishmëri bashkëpunimi edhe me rivalët si Kina, e cila nuk ndihet shumë rehat me të mbrojturën e saj, Korenë e Veriut, që nuk bindet.

Një nga detyrat kryesore të Trump në këtë turne është të sjellë pak qartësi, pasi ndërsa ai i tregon armët Koresë së izoluar, Sekretari i Jashtëm Rex Tillerson flet për diplomaci.

Padyshim që vizita më e rëndësishme e Trump është ajo në Kinë, pasi administrata “Trump” beson se Pekini mund ta bindë Korenë e Veriut, megjithëse shumë analistë mendojnë se Kina nuk kaq aq shumë ndikim te Peniani. Madje, mund të mos jetë as e interesuar ta zgjidhë këtë problem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA