Disa segmente të rrugës Shkodër -Vau Dejës kanë mungesë sinjalistike. Kryebushat-Mjedë është një nga zonat më problematike sa i përket aksidenteve rrugore në Shkodër. Dhe një prej shkaqeve është mungesa e sinjalistikës.
Siç shihet edhe nga pamjet daljet nga rruga dytësore për në aksin kryesor nuk kanë orientim lëvizjeje.
Banoret e zonës ankohen edhe për amortizimin e rrugës.
“Pa sinjalistikë nuk është normale, është një rrugë e rrezikshme. Ka dalje të shumta, për natën është edhe më e rrezikshme. Edhe rruga është shumë e amortizuar”, shprehet një nga banorët.
Përveç mungesës së sinjalistikës horizontale dhe vertikale shqetësim në këtë segment janë dhe mungesa e sinjalistikës fosforishente, e cila ndihmon lëvizjet gjatë natës.
Vetëm tre muajt e fundit në këtë zonë kanë ndodhur rreth 10 aksidente.
Top Channel