Zona përreth Shtëpisë së Bardhë u përforcua nga forca të shumta sigurie dhe një person u ndalua nga shërbimet e sigurisë pas një “aktiviteti të dyshimtë”.
Shërbimet sekrete amerikane njoftuan në Tëitter se ka patur lëvizje të dyshimta në perimetrin e sigurisë në pjesën veriore të Shtëpisë së Bardhë. Forcat e sigurisë u vunë në gatishmëri maksimale dhe brenda pak minutash një i dyshuar u arrestua në zonë.
Shëtitorja “Pennsylvania” dhe Parku “Laffayete” pranë Shtëpisë së Bardhë u mbyllën për publikun dhe punonjësve të Shtëpisë së Bardhë e stafit të mediave që ndodhej aty iu dha urdhër që të mos lëvizin deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.
Incidenti ndodhi në 15 minuta pasi Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania u nisën nga Uashingtoni drejt Azisë për një tur 12-ditor vizitash zyrtare.
Një orë më vonë, alarmi u ul, ndërkohë që çka e shkaktoi atë mbetet e ende e paqartë.
Top Channel