Ronaldo “shuplakë” drejtuesve”: Pepe, Morata e James na bënin më të fortë

02/11/2017 17:43

Humbja ndaj Totenhem të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve nuk është kapërdirë nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi është shfaqur tejet i mërzitur në fund të takimit dhe ka shigjetuar tërthorazi politikën e ndjekur nga drejtuesit “merengues” sa i takon merkatos.

Ronaldi vlerëson lojtarët e rinj të afruar në skuadër, por…

“Të gjithë lojtarët që janë larguar na bënin një skuadër më të fortë. Nuk është një shfajësim për humbjen, por elementë si Pepe, James Rodrigues dhe Morata na bënin vërtet më të fortë. Të rinjtë janë e ardhmja, por janë të rinj dhe me pak përvojë”, deklaron Ronaldo.

Megjithatë, kualifikimi nuk është vënë në mëdyshje, pasi skuadrës së Zidane i mjafton fitorja ndaj Apoel për t’u kualifikuar në fazën tjetër, por të pësosh 3 gola në një garë “Champions” duket se ka shkaktuar nervozizëm në ambientin “merengues”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA