Kokainë në lokal llotosh, në pranga 46-vjeçari
02/11/2017 11:21
Policia e Elbasanit ka sekuestruar 11 gr kokainë dhe një peshore elektronike në një lokal në lagjen “Brigada e 17-të sulmuese”.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Arzen Dehari, 46 vjeç, pronari i një loto sporti. Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa mbi 46-vjeçarin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Top Channel