Dhuna në familje, shënohen dy raste në Lushnje dhe Këlcyrë
02/11/2017 09:15
Dy raste dhune në familje janë shënuar në Lushnje dhe Këlcyrë, ku pre e dhunës kanë qënë gratë.
Në Fiershegan, një 38-vjeçar ka kanosur me thikë nënën e tij dhe bashkëshorten e tij në prani të fëmijës së tij të mitur.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në prani të fëmijës së mitur ka kanosur me thikë nënën e tij, shtetasen S.Q, 59 vjeçe dhe bashkëshorten, shtetasen F.Q, 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë në Këlcyrë, Safet S., 56 vjeç, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij A. S., duke shkleur kështu dhe urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, të lëshuar në shtator të këtij viti nga Gjykata e Përmetit.
Top Channel