Një minator është plagosur paraditen e të enjtes në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.45 ku dyshohet se U. GJ, 39 vjeç punëtor në galeri është dërguar menjëherë në spital.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të një galerie kromi, 39-vjeçari, duke punuar dyshohet të jetë shembur një masiv gurësh, ku për pasojë ai ka marrë dëmtime në kokë.
Pas ndihmës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Priten të vijnë ekspertët e RISHMIT dhe së bashku me grupin hetimor do vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel