Plagos me thikë 28-vjeçarin, arrestohet

01/11/2017 10:17

Një 26-vjeçar është vënë në pranga për plagosje të rëndë.

Sipas burimeve të policisë Luan Tara në lagjen “Kastriot” në Fushë Krujë pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë në trup L. Xh, 28 vjeç. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtje e armëve të ftohta pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA