Kryemadhi takon ambasadoren kineze në Tiranë

01/11/2017 13:29

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me ambasadoren e Kinës në Tiranë, Jiang Yu, ku u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Ne mbështesim programin ,Një Brez Një rrugë’ dhe procesin 16+1 për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e shohim si një mundësi të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha kryetarja e LSI-së..

Znj. Kryemadhi shprehu mbështetjen e plotë për krijimin në Shqipëri të Qendrës së Organizatave rinore në kuadër të kësaj Nisme. Ndërkaq, ambasadorja e Kinës Znj. Yu vlerësoi rolin që LSI jep në arenën politike shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit.
“Shqipëria s’është një vend i vogël, por vend me rol shumë të rëndësishëm në Diplomacinë Kineze. Roli im është i dedikuar në rritjen sa më shumë të nivelit të bashkëpunimit diplomatik Shqipëri-Kinë”, është shprehur ndër të tjera ambasadorja.

Në takim Kryetarja Kryemadhi ka qenë e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe nga Deputeti, njëherazi Anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Edmond Haxhinasto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA