Klosi akuzon për ndotjen vetë “Mjedisin”

01/11/2017 15:22

Qeveria është e bindur se Shqipëria mund të pastrohet edhe në 300 ditë. Madje ndotjen në mjedis, ministri Klosi ja faturon vetë strukturave të mjedisit, që sipas tij nuk kanë funksionuar.

“Kemi evidentuar 800 raste, në asnjë rast inspektori nuk thotë që kjo kontratë nuk zbatohet. Lumenjtë tanë vazhdojnë të jenë landfillët publike të shumë ish komunave që mbetjet vazhdojnë t’i derdhin në lum”, shprehet Blendi Klosi.

Sipas Klosit, ndotja që shkaktohet veçanërisht nga bizneset e guroreve dhe të varrezave të makinave nuk është denoncuar kurrë. Për këtë, ministri akuzon inspektorët e mjedisit që në shumë raste janë bërë palë me subjektet ndotëse.

“Më thoni një inspektor që ka thënë që gurorja x nuk respekton lejen, Mali i Krujës apo Kalaja e Beratit rrethohen nga gurore jashtë rregullave të lejuara. Ka qenë një luftë e paimagjinueshme me institucionet tona me njerëz që sot heqin licencën nesër ja japin prapë”, thotë Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA