I dënuar me 18 vite burg për vrasje, kapet pas dy dekadave në Greqi

01/11/2017 19:01

Thuajse pas dy dekadave nga vrasja e një shtetasi në Tiranë, autori i ngjarjes kapet në Selanik.

Policia greke njoftoi arrestimin e shtetasit shqiptar, Hashim Isufi.

Isufi u ndalua në qytetin e Selanikut dhe pas verifikimeve rezultoi se ky shtetas ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 vite burg për vrasje

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të vitit 1998 në qytetin e Tiranës, ku Isufi ka vrarë shtetasin me inicialet V.L.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA