Hashashi, debat për buxhetin

01/11/2017 14:57

“Në cilin tregues e gjeni hashashin këtu. Ku? Tek ndërtimi, tek eksportet, tek shërbimet financiare. Tek punësimi. Janë 649 mijë qytetarët të ndershëm që punojnë kontribuojnë në ekonominë kombëtare dhe paguajnë taksa në buxhet”, ka thënë ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Ai e shfrytëzoi prezantimin e parë të buxhetit për të hedhur poshtë një akuzë të hershme të opozitës; atë se ekonomia po rritet për shkak të parave të drogës. Por opozita këmbëngul në idenë e saj.

“Mos e kërko hashashin tek biznesi dhe të punësuarit. hashashi është biznes i qeverisë. Ky buxhet ashtu si buxhetet e katër viteve më parë vazhdon varfëron shqiptarët”, tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Edhe për LSI si problem është varfëria më shumë se hashashi. Por qeveria thotë se në buxhet ka menduar edhe për shtresat në nevojë. “Meqë flisni për të varfrit vetëm 1 për qind e të pasurve sot paguajnë 17 për qind të të ardhurave që mblidhen nga tatimi mbi pagën. A ka politikë më të ndershme se kjo”, u përgjigj Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA