Goditet grupi kriminal që vidhte automjete

01/11/2017 11:13

Policia goditi një tjetër grup të vjedhjes së automjeteve që operonte në kryeqytet. Katër persona, 3 prej të cilëve nga Dibra u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Kamionçina”

Në shënjestër të grupit ishin furgonat ndërsa mjetet pasi vidheshin në Tiranë, dërgoheshin në një servis në fshatin Blliçe të Peshkopisë.

“Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera”, bëri të ditur drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari.

Ndërkohë në 3 operacione antidrogë policia sekustroi kanabis dhe kokainë. Uniformat blu arrestuan një shtetas nga Kosova i cili do të trafikonte 4 kg hashash përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, ndërsa në praga u vunë edhe bashkëpunëtorët e tij.

“Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë”, tha Shtëmbari.

Në Përmet policia gjeti 4 thasë me kanabis me peshë 30 kg ndërsa në Tiranë një të riu iu gjet një pistoletë zaztava dhe disa gr kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA