Fshati i lajthive, fermerët e moshuar prodhojnë 18 tonë

01/11/2017 12:10

Kur Vasil Basho doli në pension 10 vjet më parë vendosi ta kalojë kohën duke mbjellë lajthi. Sot i gjithë fshati “Andon Poçi” ka ndjekur shembullin e tij.

Të vendosur si fillim në këtë zonë për shkak të ish-ndërmarrjes bujqësore në vitin 1957, në shtëpitë e fshatit tani jetojnë kryesisht pleq. Punëtorët vijnë nga zona të tjera. Çdo pëllëmbë tokë shfrytëzohet për lajthi, prodhimi vjetor i të cilave shkon në 18 tonë.

“Unë kam qenë i pari në vitin 1998. Kisha ndërmend të mbillja arra, por një agronom më thotë se arrat nuk bëhen në atë fushë, por më tha mbill lajthi”, tregon Vasil Basho, fermer.

84-vjeçari Jeras Basho thotë se të gjithë prodhimin e marrin tregtarët nga Tirana. Këtë vit 1 kg lajthi është shitur me 420 lekë.

Kultura kërkon pak shërbime dhe është rezistente ndaj kushteve ekstreme klimatike.

“Shërbime do, por jo shumë”, shpjegon Dhimitër Zharkalli.

Në zonë ka 20 plantacione. Fidanët që japin një prodhim nga 3-7 kg për rrënjë pritet të dyfishohen brenda vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA