Ujëvara e reve
31/10/2017 14:24
Një i ashtuquajtur “det resh” në Kinë ka mrekulluar personat e ndodhur pranë tij në provincën kineze të Hubeit, të cilët u gjendën përballë një skene spektakolare.
Retë e mbledhura në majën e një mali të zonës rrëshqisnin poshtë tij duke krijuar imazhin e një ujëvare. Pamjet që dukej sikur ishin pjesë e një filmi u regjistruan pranë luginave të pikes turistike Shenongjia.
Deti i reve është një peisazh tipik i Shenongjisë, por ujëvara të kësaj natyre rrallëherë shihen edhe aty.
Top Channel