Top Story, në “fortesën” siçiliane të Habilajve

31/10/2017 21:42

Top Story udhëtoi mbrëmjen e kësaj të marte në “fortesën” nga ku Habilajt ushtronin aktivitetin e tyre në Siçili, pikërisht në qytezën Lentini, pak kilometra larg Katanias.

Katër vite më parë nisi dhe hetimi i Guardia di Financës Italiane, pasi tashmë ata kishin rënë në gjurmët e këtij grupi. Siç rezulton nga dosja, fillimisht përgjuesit në automjete, i janë vendosur pikërisht në një pikë karburanti.

Në këto përgjime, në një prej operacioneve u arriten te sekuestroheshin 1650 kg, por askush të mos arrestohej.

Prokuroria e Katanias dokumentoi se Habilaj bazën e vërtetë e kishin në Lentini, një qytezë e vogël, gati 30 kilomentra nga Katania. Në dosje specifikohen dy banesa në Via Cilea, banesa me numrin 24 dhe ajo me numrin 12, ku banonte Sebastiano Greco, një prej personave të përfshirë në këtë çështje.

Rruga duket e zgjedhur enkas prej tyre. Një rrugë që nuk të çon askund, si vendi më i përshtatshëm për t’u takuar. Por askush nga banorët në Lentini nuk pranon të flasë për Moisi Habilajn apo personat e tjerë të arrestuar. Megjithëse disa prej tyre thotë se i kanë parë.

Lentini është zgjedhur me kujdes nga Habilaj, pasi është në mesin e rrugës, mes Katanias dhe zonave ku kryesisht zbarkonin gomonet me kanabis. E një nga pikat në të cilat ata takoheshin, për të mos rënë në sy të askujt, ishte parkimi i spitalit të Lentinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA