Tenis, kualifikohen Gasquet dhe Bennetau

31/10/2017 11:54

Richard Gasquet dhe Julien Benneteau e nisën mjaft mirë javën e tyre në turneun Masters të Parisit.

Të dy francezët gëzuan bashkëkombasit e tyre me kualifikimin për në raundin e dytë të këtij evenimenti.

Gasquet eliminoi në raundin e parë një tjetër tenist transalpin, Benoit Paire të cilin e mundi në 3 sete 2-1. Gasquet fitoi setin e parë 6-3; por hymbi të dytin 4-6. Në setin final ai u shfaq sërish më mirë se Paire duke e fituar atë fraksion 6-4. Kundërshtari i radhës së Gasquet do të jetë bullgari Grigor Dimitrov.

Më të lehtë e pati sfidën e tij Julien Bennetau i cili eliminoi kanadezin Denis Shapovalov 2-0. Bennetau i fitoi të dy setet e këtij takimi me të njëjtin rezultat 6-4 duke lënë takimin me bashkëkombasin e tij Jo Wilfried Tsonga për sfidën e raundit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA