Manol Dhamaj, drejtori i policisë së Kufirit në Kakavijë bën të ditur se është arrestuar një 40-vjeçar nga Ekuadori për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit për shtatë persona.
“Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në automjetin furgon me targë KG546L, në sendiljet e pasme u konstatuan të fshehur (shtrirë) 7 shtetas të huaj Sirianë, nga të cilët ishin 4 burra, 2 gra dhe 1 fëmijë i mitur, të gjithë nga Siria”, bën të ditur z. Dhamaj.
Ai tha se gjatë muajit tetor janë kapur 108 shtetas të huaj që kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
“Po gjatë muajit Tetor nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijës, janë kapur 108 shtetas të huaj nga vendet MENA të cilët kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në teritorin e Republikës së Shqipërisë. Një mbështetje të madhe në trajtimin me veshmbathje, ushqim dhe medikamente shëndetësore në lidhje me shtetasit e huaj të kapur në kufi na kanë dhënë organizatat si UNHCHR, KARITAS, IOM etj. Po kështu kemi një bashkëpunim të ngusht me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në zbatim të Planit të Masave të përbashkët me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër në luftën e Trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore”, tha ai.
Top Channel