Bulqizë, tentojnë të vjedhin kazinonë, i vënë flakën mjetit

31/10/2017 11:12

Një kazino është tentuar të vidhet në Bulqizë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Policia bën të ditur se autorët kanë hyrë nga dera e pasme e biznesit duke e hapur me çelës.

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet e kryera në vijim si: këqyrja e vendit të ngjarjes, shoqërime personash dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se persona të pa identifikuar nëpërmjet portës së pasme kanë hapur derën pa dëmtime (me çelës), dhe janë futur brenda sallës së lojërave të fatit, në pronësi të shtetasit R.K, 43 vjeç, ku kanë kontrolluar për vlera monetare por nuk kanë mundur të marrin asgjë”, bën të ditur policia.

Por në mbrëmje policia është njoftuar për një automjet të djegur në aksin rrugor Maqellarë- Shupenzë. Në vendin e quajtur “Maranicë”, aksi rrugor Maqellarë – Shupenzë, rreth 200 metra në anën e majtë të rrugës është konstatuar mjeti “Mercedez-Benz” , me targa TR 8692 F, i djegur plotësisht, në pronësi të S.P, banues në Tiranë.

Ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët që tentuan të vidhnin kazinonë në qytetin e Bulqizës. Specialistët e policisë po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA