Buxheti 2018, Ahmetaj: Rritje ekonomike, ulje e borxhit

31/10/2017 10:46

Për ministrin e Financave, projektbuxheti i vitit të ardhshëm përcjell dy mesazhe kryesore: “Rritje ekonomike e lartë që krijon mirëqenie dhe ulje e rëndësishme e borxhit”.

Zyrtarisht qeveria parashikon që vitin tjetër prodhimi kombëtar të zgjerohet me 4.2 për qind.

“Duke shkuar gradualisht tek synimi ynë i shprehur në programin qeveritar për rritje mesatare prej 4.5 për qind në vit dhe mbi 5.5-6 per qind në fund të katërvjeçarit”, u shpreh Ahmetaj.

Të ardhurat e buxhetit 2018 parashikohen 3.5 miliardë euro me një rritje 6.3 për qind nga ky vit.

“Shtimi i të ardhurave nuk bazohet në rritjen e taksave. Nuk kemi asnjë rritje taksash përkundrazi ne ulim ato për disa sektorë”, theksoi Ahmetaj.

Qeveria do të shpenzojë 3.7 miliardë euro vitin e ardhshëm. Brenda tyre rritjen më të lartë e kanë investimet publike, që shkojnë 645 milionë euro.

“Brenda investimeve publike vetëm mbështetja për infrastrukturën rritet me 42 për qind”, tha Ahmetaj.

Ndërsa borxhi publik ulet me 2.5 për qind nga niveli aktual duke zbritur në 68.6 për qind e prodhimit kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA