Vlorë, plagoset me armë zjarri një shtetas
30/10/2017 23:51
Një 39 vjeçar, me inicialet D.L., banues në fshatin Trevllazër në Vlorë, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, në qytetin bregdetar.
Salla operative e policisë së Vlorës është njoftuar nga spitali Rajonal i qytetit, se një shtetas i plagosur me armë zjarri, ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në spital, ku kanë konfirmuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe kanë nisur veprimet proceduriale, për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel