Hipotekat, ministrja Gjonaj: Kandidatë të dobët, rihapet konkursi

30/10/2017 10:41

Ministrja e Drejtësisë lajmëroi rihapjen e konkursit për drejtuesit e rinj të hipotekave. Etilda Gjonaj tha se kandidaturat e dobëta deri tani u bënë shkak për të rikthyer procedurën.

35 drejtuesit e hipotekave në të gjithë vendin u larguan në verë me kërkesë të Kryeministrit Rama.

“Ministria e Drejtësisë para më shumë se 15 ditësh ka bërë shpalljen e vendeve vakante për drejtues të zyrave të Hipotekës në të gjithë Shqipërinë. Na ka rezultuar dhe për këtë shpreh realisht keqardhjen që ka pasur kandidatura tepër të dobëta, ku 25 përqind prej tyre nuk kanë plotësuar kriteret formale ligjore. Ndërsa pjesa tjetër që mbetet, ka rezultuar nga komisioni se janë shumë të dobëta dhe nuk arrijmë dot që të kemi në krye të këtyre institucioneve që ne duam të bëjmë ndryshim profesionistët më të mirë të vendit. Në funksion normal këto zyra që sot janë gangrena e shërbimit sa i përket çështjes së pronave në Shqipëri. Për shkak të kësaj cilësie tepër të dobët, unë jam e detyruar të bëjë rishpalljen edhe një herë të vendeve vakante, duke shtyrë afatin për drejtuesit e 35 zyrave rajonale të Hipotekës. Duke i bërë thirrje të gjithë atyre profesionistëve që plotësojnë kriteret ligjore, të gjithë atyre njerëzve që mendojnë se duhet të kontribuojnë në sistemin e pronave, për t’iu dhënë qytetarëve një shërbim më të mirë, të konkurrojnë brenda këtyre 15 ditëve dhe të plotësojnë të gjithë dokumentacionin përkatës për të marrë pjesë në këtë konkurrim”, tha ministrja e Drejtësisë, Gjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA