Kanos bashkëshorten me armë e thikë, arrestohet 44-vjeçari
30/10/2017 14:24
Policia e Tiranës ka parandaluar një tragjedi në një familje në Picar të Vorës. Një 44-vjeçar ka kanosur me armë zjarri dhe thikë bashkëshorten e tij.
Salla Operative është lajmëruar nga një telefonatë për një konflikt në shtëpinë e çiftit. Uniformat blu kanë arritur në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, pasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij M.P.
Ai ka rënë në pranga ndërsa në banesë i është sekuestruar një armë zjarri automatik, model 56 me 90 fishekë dhe një armë të ftohtë me dy tehe, nga ato të ushtarakëve, pa leje.
Top Channel