Dhunon xhaxhain për pronën, arrestohet 27-vjeçari

30/10/2017 09:04

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Arjan Qyra, nga fshati Sotir, për motive pronësie ka qëlluar me grusht Xh. Qyra, 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ndaj të riut rëndon akuza e dhunës në familje.

Top Channel