Braho-Meta, divorc zyrtar; ish-deputeti këshilltar i Ramës
30/10/2017 19:44
Në kohën që pritet nga Presidenti Meta të shprehet mbi emërimin e ri të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, propozuar nga Kryeministri Rama, një ish njeri i tij i besuar ka zyrtarizuar divorcin me të.
Megjithëse përflitej prej shumë kohësh për ikjen e Spartak Brahos nga LSI, pasi atij nuk iu ofrua një vend si deputet, ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, tashmë ka filluar funksionin e tij të ri, si këshilltar i Kryeminstrit për çështjet e Parlamentit.
Zoti Braho është i njohur për daljen hapur pro Metës në kohë të vështira dhe jo rrallë ishte përfolur edhe postin e kryeprokuorit.
Si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ai mbikëqyrte gjithashtu edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.
Top Channel