Kina do të jetë e përfshirë në kalendarin e botërorit të Formula 1 edhe për 3 sezonet e ardhshme. Konfirmimi ka ardhur nga qeveria e automobilizmit, pak orë para startit të fundjavës së Malajzisë.
Çmimi i Madh i Kinës në fakt ishte përfshirë në kalendarin e Botërorit të vitit 2018, por vetëm këtë fundjavë erdhi zyrtarizimi që do të vazhdojë të pjesë-pjesë e F1 edhe për 3 vitet e ardhshme.
Ishte vetë numri 1 i F1, Chace Carey që konfirmoi arritjen e marrëveshjes. “Jemi të lumtur të konfirmojmë garën e Kinës. Publiku kinez na ka përkrahur gjithnjë masivisht dhe ne besojmë se ky është një potencial i madh për një vend që është në rritje të vazhdueshme”, u shpreh ai.
I bërë pjesë për herë të parë në kalendarin e vitit 2004, Çmimi i Madh i Kinës ka qenë një nga cirkuitet e preferuara dhe shumë moderne të botës së autombilizimit në vitet e fundit. Në vitin 2018 Çmimi i Madh i Kinës do të zhvillohet më 15 pill.
Top Channel