Balla: Basha gënjeu për Zaganin!

29/10/2017 10:26

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi në Facebook vendimin e masës së sigurisë për Dritan Zaganin.

“Dje, Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar! Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulëzim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë: Gënjeu! Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit. Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike”, shkroi Balla.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA