Reagimi i qeverisë spanjolle pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës ishte e menjëhershme dhe shumë e fortë. Tashmë parlamenti është shpërndarë, ndërkohë që Mariano Rajoy mori edhe kompetencat e presidentit të rajonit. Përveç kësaj, kryeministri spanjoll përcaktoi 21 dhjetorin si datën e zgjedhjeve autonome për Katalonjën.
Një datë që është vetëm 2 ditë përpara ‘El Clasicos’ mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Sfida mes Realit të Madridit dhe Barcelonës ndal të gjithë botën, por këtë radhë java e kësaj sfide ajo do të ndizet akoma më shumë për shkak edhe të zgjedhjeve që do të mbahen në Katalonjë, për të cilat do të flitet shumë e për më tepër do të hyjnë në historinë e Spanjës.
Rastësia do që në 23 dhjetor ‘El Clasico’ mes dy gjigantëve të La Ligës, të luhet pikërisht në kryeqytetin spanjoll, pikërisht në Santiago Bernabeu dhe tashmë pritet me kuriozitet reagimi i tifozerisë madrilene. Ai i tifozëve të Atletikos u pa përpara pak kohësh në ndeshjen që Barcelona luajti në “Wanda Metropolitano”, ku u valëvitën flamuj të shumtë të Spanjës. Ndeshja më e madhe e futbollit spanjoll do të jetë nën hijen e ngjarjeve që do të zhvillohen në Katalonja.
Top Channel