Të rinjtë në politikë, Rama: PS, forcë që bën ndryshime

28/10/2017 10:26

Për Edi Ramën, politika pavarësisht të gjithë sulmeve që i bëhen, është një forcë, e cila bën të mundur ndryshimet.

Përpara studentëve të Akademisë Politike të Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri apel për përfshirje sa më të madhe të të rinjve në politikë.

“Pa dyshim që në terrenin e sotëm ka shumë arsye për të qenë të demotivuar me ato që thuhen, dëgjohen e debatohen me mënyrën se si shpërdorohet fuqia e politikës për qëllim e agjenda të ndryshme, po nga ana tjetër politika është i vetmi instrument në dorën e njeriut për t’u bashkuar me të tjerë dhe për të bërë të mundura gjëra që janë të pamundura. Njerëz të tjerë që nuk e konsiderojnë se është fakti se kush thotë nuk merrem me politikë, gënjen veten, sepse politika merret me të. Politika merret me të gjithë, vendimet e saj prekin të gjithë dhe sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më i madh është potenciali që vendimet e saj të mos jenë ato të cilat të shumtit që i rinë larg, dëshirojnë prej saj”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA