Italia: Mbështesim rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE në 2018-ën

28/10/2017 21:49

Deputetja e Parlamentit italian dhe anëtarja në delegacionin e Asamblesë së Këshillit Parlamentar të Europës (PACE), Tamara Blazina ,ka shprehur mbështetjen e Italisë në rrugën e anëtarësimit për në BE të Shqipërisë.

“Rakomandimet e dhëna për Shqipërinë në rrugën e saj për në Europë po plotësohen. Europa nuk mund të quhet e tillë, pa anëtarësimin e Europës Jug-Lindore. Për zhvillimet dhe detyrat e ngarkuara, që ka përmbushur Shqipëria ne e duam dhe Italia është dakord dhe mbështet Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit drejt BE në 2018-ën”, u shpreh ajo.

Deklarata e Tamara Blazinas erdhi në ditën e dytë të punimeve të PACE, për delegacionin shqiptar me temë “Promovimi i integritetit në qeverisje për të luftuar korrupsionin në politikë”.

Kryetari i delegacionit shqiptar dhe njëherësh Sekretari i Grupit Parlamentar të PS Ervin Bushati në fjalimin e tij përmbyllës theksoi që: ” Shqipëria është Europë. Europa ka probleme, jo vetëm Europa lindore apo ato vende me demokraci të brishte si e jona që po lufton për t’u bërë pjesë e kësaj familje. Nuk ka një Europë Lindore dhe një Europë Perëndimore: ka vetëm një BE. Përderisa kemi probleme te përbashkëta, duhet të kërkojmë edhe zgjidhje të përbashkëta, kur jemi partner ne lufte, duhet të jemi edhe në paqe. Ne kemi sfida të mëdha, edhe kemi bërë hapa të mëdha. Duhet bërë edukimi i brezave të rinj, politika duhet të ndryshoje e të përmirësojë sistemin arsimor. Ne kemi lëvizur shpejt, por duhet të lëvizim akoma më shpejt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA