Pa Neymar, PSG mposht lehtësisht Nicën e Balotellit
27/10/2017 23:00
Pas barazimit në transfertë ndaj Marseille-s, PSG është rikthyer te fitorja, duke mposhtur pastër 3-0 Nice në “Parc des Princes”.
Në këtë ndeshje PSG ishte pa Neymar, por me një super Cavani, i cili arriti të shënonte dy golat e parë të ndeshjes.
Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë, braziliani Dante shënoi në autogol, duke u vulosur rezultatin e ndeshjes në 3-0.
Ndërkohë, në fushën e lojës për Nice ishte edhe Balotelli, i cili nuk mund t’i bënte asgjë në këtë takim, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72.
Top Channel